Çaste paniku për një familje në Berat.

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e Agur Cakos, brenda ku ndodhej edhe familja e përbërë nga 7 persona.

Edhe pse të gjithë ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes, askush nuk është lënduar nga shpërthimi.

Bombola e gazit ndodhej në një dhomëz të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte adaptuar duke e kthyer në një dhomë gatimi.

Pas shpërthimit, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi edhe në banesë, por u shuan në kohë nga shërbimi zjarrfikës.