Duket se lufta ka nisur hapur mes Dalina Buzit dhe Alketa Vejsiut. Kryeredaktorja e njohur për punën e saj të palodhur me revistën “Anabel”, ka shfrytëzuar Instagramin për t’ia “përplasur” në fytyrë disa të vërteta moderatores Alketa Vejsiu, njëkohësisht edhe themeluese e revistës “Class”.
Gjithçka ka nisur për shkak të një klasifikimi që revista “Monitor” i ka bërë faqeve shqiptare më të ndjekura online. Sipas zonjës Buzi, në renditjen origjinale “Anabel.al” renditej e treta sa i përket numrit të lexuesve. Ndërkohë që ka akuzuar Vejsiun se ka shtrembëruar rezultatin duke e renditur revistën e saj “Class” më lart se “Anabel”. Kaq ka mjaftuar që Dalina Buzi të shprehë të gjithë antipatinë e saj për kolegen Vejsiu duke e kategorizuar çdo punë dhe projekt të saj, thjesht një kopje, shkruan “INtv Albania”.