Sërish përplasje mes Brikena Selmanit dhe Edisa Demollarit në Big Brother VIP Albania 5.
Ka qenë Edisa që i ka përmendur një veprim modeles, të ndodhur në një emision ku ka qenë e pranishme më parë.
“Ke hequr bluzën në mes të emisionit vetëm për me ndez”, iu drejtua ajo.
Më pas Brikena iu kundërpërgjigj duke thënë se kishte veshur bluzë të kuqe dhe se në atë emision kishte imazhin top.
“Çfarë problemi ke me mua”, i tha më tej banorja.
Brikena disa muaj më parë ka qenë pjesë e spektaklit “Supernova”, të drejtuar nga Sara Kolami.
Edisa që në hyrje të Big Brother ka hedhur akuza dhe e ka sulmuar Brikenën.





