Së paku 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një depo armësh në Bagdad të Irakut.
Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad tha përmes një deklarate se forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun.
Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur.
Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.





