Një qytet i tërë është evakuar pas shpërthimit të një depoje të madhe armësh.
Ngjarja ndodhi në jug të Kazakistanit, ku janë evakuar rreth 40 000 banorë. Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet edhe për të plagosur.
“Paniku përfshiu qytetin e Arys pas zjarrit që u shoqërua me shpërthimin e qindra municioneve të magazinuara në depo”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kazakistan.
Përdoruesit e rrjeteve sociale publikuan pamje ku shfaqen qytetarët duke u larguar nga zona.





