Të paktën 24 përsona kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë janë plagosur pas një sërë shpërthimesh që pësoi një depo fishekzjarrësh në Meksikë.
Shpërthimet ndodhën në qytetin Tultepec, rreth 30 km nga Mexico City, i cili njihet si kryeqyteti i fishekzjarreve.
Mes viktimave janë edhe punëtorë të emergjencave. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime fishekzjarresh.
Në vitin 2016, më shumë 40 vetë u vranë po në të njëjtin vend. Në fillim të këtij viti, në një tjetër shpërthim vdiqën 7 persona.