Frikë në plazhin e Terracina-s, Itali. Një gomone me pushues që kishin dalë për një xhiro në det është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të regjistruar në bordin e saj.
Gomonia ishte duke dalë nga porti i Terracina-s dhe incidenti ndodhi para syve të mijëra plazhistëve që po pushonin pranë këtij bregdeti.
Personat që ndodheshin në bordin e gomones 8 metra të gjatë janë hedhur në ujë për të shpëtuar.
Në ndihmë të tyre kanë shkuar menjëherë autoritetet portuale, ndërkohë që pritet të nisë edhe një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit të frikshëm.





