Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë në një dyqan në zonën e Vaut të Dejës, në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në dyqanin në pronësi të shtetasit A.L., ku përpara portës së tij është vendosur një sasi eksplozivi.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të plagosur, por dëmet materiale kanë qenë të shumta.
Menjëherë pas shpërthimit, pronari i lokalit ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.