Shqipëria nis rrugëtimin në Euro 2024, përballë Italisë, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nedim Bajrami realizon golin më të shpejtë të Europianit. Vetëm 24 sekonda lojë kur topi përfundon në rrjetën e italiianëve. .

Ndeshja po luhet në stadiumin e Dortmundit, “Signal Iduna Park”.

Me moralin e lartë, Kombëtarja shqiptare, është gati për të bërë ëndrrat realitet për të gjithë tifozët.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi. Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.