Prej disa minutash ka filluar festa në Kamëz, aty ku falë votimit elektronik rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet pas pak.

Duket se në disa nga 133 qendra votimi që janë në total rezultatet kanë dalë në favor të kandidatit të Partisë Socialiste Rakip Suli, i cili garon për një mandat të dytë si kryebashkiak.

Ne qendër të Kamzës janë mbledhur qytetarë të shumtë, të cilët brohorasin me flamuj në dorë e ndezin fishekzjarrë.

Ndërkohë në terren ndodhen forcat e FSHN për të ruajtur rendin mes simpatizantëve.