Duket se në bazën e PS-së nuk ka më paqe. Pas deklaratës së mbrëmshme të Ilir Metës që kërkoi qeveri besimi, balancat duket se janë thyer dhe FRESSH i Kavajës ka dalë hapur kundër aleatëve.
Ata kanë postuar një video të nënkryetarit të LSI-së Luan Rama që kërkon vota për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi dhe deklaratat e tij të fundit se ka qenë kundër tij, dhe nuk i kursejnë komentet “gënjeshtar” tradhtar dhe të paskrupullt për aleatët.
“Turpi i radhës, Por këtë herë ‘ska “montazh” që e justifikon. Gënjeshtarë, të paskrupullt, tradhtarë të ndyrë. Po kush mundet të besojë te ju?!”, shkruhet në faqen e FRESSH të Kavajës.





