Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta ka reaguar në rrjetet sociale për listat e partive, duke përdorur terma fyes si ‘grabitës’ e ‘mashtrues’.

Ai thotë se po ndahen zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve.

Statusi i plotë:

Vuajtjet e shumicës, pasurojnë hajdutët në pakicë!

Pasi u hoqën deputetët e ndershëm

janë turrur grabitësit dhe po ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve.

Sigurisht çdo gjë po bëhet gjasme në emër të idealeve dhe partisë.

Edhe mashtruesit paskan “parime”, po grabisin në emër të Shqipërisë që ATA duan.