Në ditën e katërt të protestës së Partisë Demokratike, Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën të darkojnë me njeri- tjetrin.

Rastësi apo jo, darka u vendos që të mbahej në mjediset e brendshme të Kryeministrisë, aty ku përballë saj qëndrojnë protestuesit demokratë.

Sot, kur protesta ka hyrë në ditën e pestë, Basha e ka komentuar darkën mes dy aleatëve në Qeveri.

Unë nuk do të bëhem pjesë e asnjë pazari. Nuk ka kthim pas nga protesta dhe nuk ka kthim në Parlament. Buka e popullit do t’i ngecë në fyt Ramës dhe Metës. Nuk ka Pazar për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha nga çadra e protestës ku zhvilloi një bisedë me naftëtarët.