Një makinë ka shpërthyer në një garazh mbrëmjen e sotme pranë Tregut Industrial në Kavajë.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca policie dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar flakët.
Dyshimet paraprake lidhen me një sasi tritoli të vendosur në makinën e një punonjësi të policisë.








