11 korrik 2015 – Një automjet ka shpërthyer teksa ka qenë në lëvizje në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë, duke lënë të plagosur rëndë dy pasagjerë.
Në makinën tip 'Ford Focus' me targa ‘DR 8135 E’, ishin dy të rinj nga Durrësi të cilët po udhëtonin për në Vlorë.
Ata janë Endri Karaboja 33 vjeç dhe Egriselda Alikaj, 26 vjeçe, të cilët u transportuan për në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur, ku 33-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia fillimisht dyshoi për një shpërthim me eksploziv, por pas verifikimeve nuk janë gjetur gjurmë eksplozivi, çka hodhi poshtë këtë pistë.
Edhe 26-vjeçarja nga Durrësi ka treguar se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i mjetit, Endri Karaboja, u përplas me mbrojtjen anësore të rrugës në përpjekje e sipër për të shmangur përplasjen me një motor.
Policia po vijon hetimet për shkaqet e ngjarjes në fjalë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/