Një mjet tip “Peugeot” në pronësi të një 39-vjeçari nga Kruja ka shpërthyer gjatë natës.

“Më datë 24.02.2017, rreth orës 03:15, në fshatin Borizanë, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, në mjetin tip  “Peugeot”, në pronësi të shtetasit A.H. 39 vjeç, banues në Borizanë, Krujë”, njofton policia e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, është krisur xhami i parë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.