23 shtator 2013- Përfshihet nga flakët mbrëmjen e sotme automjeti i një biznesmeni, si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ka ndodhur pranë Kodrave të Liqenit Artificial, në Tiranë, ndërsa policia bënë me dije se automjeti tip ‘BMW X6’, në pronësi të biznesmenit Andrea D. ishte parkuar pranë një lavazhi që prej mëngjesit të sotëm. Mësohet se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale, pasi nga shpërthimi janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera, një X6 AA888DY dhe një ‘Audi’ AA919GF. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.

 

http://www.sot.com.al/aktualitet/shp%C3%ABrthen-makina-e-nj%C3%AB-biznesmeni-pran%C3%AB-liqenit-artificial-0