DIBËR- Tritol makinës së një shtetasi në Dibër. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Kishtavec të Dibrës, ndërsa makina e shpërthyer ndodhej në oborrin e shtëpisë. 

Sipas policisë mjeti është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi. Blutë e Dibrës po hetojnë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, të cilat janë ende të paqarta.

Po sipas policisë, fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka njerëz të dëmtuar.