25korrik 2015– Makina e një të riu në Krujë shpërtheu mesnatën e djeshme.
Mjeti tip “Renault Clio” i përket shtetasit Armando Çenja.
Sipas policisë, makina ishte e parkuar në lagjen “Marin Barleti”, kur iu vu lënda plasëse. Vetë pronari ka deklaruar se prej kohësh kërcënohej në telefon, duke vënë në dijeni për këtë policinë.
Përveç një akti me qëllim shkatërrimin e pronës e kërcënimit të 24-vjeçarit, policia ka nisur hetimet dhe për ndonjë ngjarje të inskenuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/