Një video shokuse është trasmetuar në disa media të huaja, ku tregohet qartë momenti i shpërthimit të një makine.
Për fatin e mirë drejtuesi i saj ka shpëtuar në fije të perit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Iran dhe pak përpara shpërthimit, shoferi e kupton se diçka nuk po shkon mirë dhe nxiton të heqë zorrën nga makina e tij.
Kamionçina e tij me gaz shpërtheu ndërkohë që ai po furnizohej në një pikë karburanti dhe nga imazhet duket që sapo ai e kap tubin plastik nga serbatori i gazit, makina shpërthen nga presioni i fuqishëm.





