Një makinë ka shpërthyer afër ambasadës ruse në Kabul duke lënë të vdekur katër civilë dhe më shumë se 20 të lënduar.

Mediat lokale kanë raportuar se gjasat më të mëdha janë që një sulmues vetëvrasës ta ketë shkaktuar shpërthimin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sedik Sedik, tha se sulmi vetëvrasës është kryer rreth orës 17:00, sipas kohës lokale, në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan.