Një automjet tip “Ford” ka shpërthyer në Vlorë, pranë vendin ku ndodhi vrasja me armë zjarri në lagjen “Pavarësia”.

Dyshohet se makinës i është vendosur lëndë eksplozive. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, raporton TV Klan.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe kanë nisur hetimet.