Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e sotme në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, pasi makina e tij ka shpërthyer dhe ai është djegur i gjallë brenda.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht shqiptarit, ndërsa identitetin e tij nuk e kanë bërë me dije.

Hetimet paraprake kanë treguar se zjarri nisi nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta.

Kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia, që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të verifikuar plotësisht identitetin.

Nga ana tjetër, policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat.