Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Shkodër, në lagjen “Perash”.

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sasie lëndë eksplozive që i është vendosur mjetit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ka qenë pronari i mjetit ai i cili ka cili ka njoftuar policinë, pasi e ka parë makinën të dëmtuar në pjesën e pasme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe kapjen e autorëve.