Një shpërthim ka ndodhur këtë të mërkurë, kur varkës së një peshkatari i është vendosur lëndë shpërthyese.

Sipas policisë, shpërthimi mësohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në Volorekë të Pogradecit, ndërsa varka e dëmtuar i përket shtetasit R. K.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Ekspertët po punojnë në vendngjarje për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.