Deputetja e PDIU-së Mesila Doda është shprehur e revoltuar për partitë e mëdha lidhur me sistemin e administrimit të zgjedhjeve.

Ajo tha se nuk pranon që votën e saj ta numëronte PS dhe LSI, se të dyja këto parti janë dy banda të mëdha që plaçkitin njëra-tjetrën.

“Votën time nuk ka asnjë arsye pse të ma numërojë PS-ja dhe LSI-a zotëri. Nuk ka asnjë arsye pse të vazhdoj të kontrollohet dhe janë dy banda që plaçkitin njëra- tjetrën dhe në një moment të caktuar kërkojnë akoma më shumë garanci”, tha Doda në emisionin “Opinion”.

Ajo tha se partitë e vogla kanë kërkuar shtimin e numëruesve të tyre por kjo nuk është reazlizuar. “Kërkoj që të kem të njëjtin sistem administrimi në qendrat e votimit”.