Atentat me eksploziv, hidhet në erë mjeti i Aldi Mustafës në Shkozet të Durrësit.
Makina që ka shpërthyer është një mjet tip Golf me xhama të zinj, në pronësi të shtetasit A.M.
Paraprakisht dyshohet se automjetit mund t’i jetë vënë lëndë plasëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e “Shqiponjave”, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me informacion zyrtar.