Një ndërtesë u përfshi nga flakët pas një shpërthimi të madh në Bergamo, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi, shkruan “Ansa”.
Ngjarja, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një tubacion gazi, raportohet se ka lënë një të vdekur.
Shpërthimi ndodhi në qendër të Seriate, ngjitur me kishën famullitare dhe shkatërroi një shtëpi, sendet e së cilës përfunduan në rrugë.
Zjarrfikësit dhe ambulanca shkuan në vendngjarje dhe policia ka nisur hetimin për shkaqet e shpërthimit që shkaktoi një viktimë.





