Një banesë është përfshirë nga flakët tek ish-rajoni i Policisë në Durrës. Mësohet se shkak është bërë një defekt në aspirator që më pas ka shpërthyer në flakë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pasi kanë parë zjarrin, fqinjët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit pasi në banesë nuk ndoheshin banorët.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke mos lejuar të përhapet më shumë në banesë. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.