Tre turistë britanikë janë zhdukur pas një zjarri që përfshiu jahtin me të cilin po lundronin në Detin e Kuq Egjiptian.
Në jaht ndodheshin dhe 24 persona të tjerë, të cilët u shpëtuan, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt elektrik.
Jahti ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën.
Autoritetet lokale thanë se në bord ishin 15 pasagjerë britanikë së bashku me 10 anëtarë të ekuipazhit dhe dy udhërrëfyes.