Shpërthen në flakë mjeti në aksin Pogradec-Korçë.

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip “Renault”, me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, dëme në njerëz nuk ka.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.