Një spital në qytetin rumun të Konstancës është përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar deri më tani 9 viktima.

Zjarri shpërtheu në kujdesin intensiv të spitalit ku po trajtoheshin pacientët me Covid dhe ky është zjarri i tretë më vdekjeprurës në spitale në vend në më pak se një vit.

Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila tha se 113 pacientë ishin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë 10 në njësinë e kujdesit intensiv.

Ekipet e urgjencës kanë evakuuar mbi 50 pacientë deri më tani dhe i transferuan në spitale të tjera.