Një nga vullkanet më aktive në Japoni, Sakurajima ka shpërthyer, duke ngritur një re hiri në të paktën 2.000 metra lartësi mbi krater.
Sipas Qendrës Këshilluese Vullkanike të Tokës (VAAC), reja e hirit mbi vullkan arrin 4.000 metra ose 2.880 metra mbi krater. Sakurajima, që do të thotë “Lulja e qershisë”, ndodhet rreth 50 kilometra larg centralit bërthamor Sendai.
Shpërthimet në këtë vullkan kanë qenë të shpeshta që nga viti 1955.





