Kantautori i njohur shqiptar Redon Makashi, pasi nuk arriti që të fitojë në Festivalin e Këngës nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij.

Makashi me këngën  e tij “Ekziston” doli i dyti në këtë garë, por zhgënjimi i tij ka qenë i madh përsëri pasi ai priste që të fitonte.

Përmes një postimi në Facebook, Makashi thotë se e vrau me duart e tij këngën ende pa lindur, duke rrëfyer se ishte betuar që nuk do të merrte më pjesë në Festivale, por sërish e bëri.

“Kjo kenge lindi ashtu nga une , u vesh aq bukur e me fines nga orkestrimi i Genti Myftarait , filoj te flas me vargjet e Timo Flokos …. Keshtu qe filloj te ec me kembet e saj e te rritet ashtu ngadal ngadal ne rruget e panjohura me njerez qe e duan dhe e poshterojne me ata qe e puthin e ata qe e peshtyne gjthsesi tani doli ne jete e do ec vete …. Po per nje gje me vjen keq , e vrava me duart e mija pa lindur mire Shkela mbi nje parimin tim qe isha betuar qe kurr nuk do merrja pjes neper konkurime e festivale po thjesht do isha nje spektator i mire i tyre JU DUA …..”, shkruan Redon Makashi në Facebook.

redon makashi