5korrik 2015 – Cristiano Ronaldo është revoltuar me një gazetar.Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk ka shumë që ka filluar të prononcohet për media, por kjo nuk po i shkon edhe aq mirë atij.
Ai gjatë një interviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është revoltuar me gazetarin që po e intervistonte dhe kështu ka lënë intervistën në gjysmë.“Nuk jam duke insistuar në asgjë, ai është duke më detyruar, a dëshironi të jem i pasjellshëm me këtë njeri”, ishin fjalët e Ronaldos teksa largohej.