Propozimi për martesë që futbollisti Taulant Xhaka i bëri të fejuarës së tij Arbenita Nuredini, pushtoi titujt e mediave rozë.

Por është një detaj i vogël i vënë re gjatë propozimit që shpërtheu rrjetin.

Xhaka publikoi foto në "Instagram" teksa i propozonte Arbenitës për martesë. Por gjatë propozimit bëri një gabim, harroi të kthente unazën nga e fejuara dhe e kishte të drejtuar nga vetja.

Padyshim që ky është një gabim i vogël i Xhakës, por i bërë nga emocionet.