Një nënë dhe foshnja e saj fluturuan në ajër, pas shpërthimit të rrotës së një automjeti mallrash.

Pamjet tronditëse të kapura nga kamerat e sigurisë pranë një dyqanit në Kinë, shfaqin disa punëtorë duke pompuar rrotën.

Momente më vonë, rrota shpërthen dhe fluturon në drejtim të nënës dhe foshnjës së saj, që ishin duke kaluar rastësisht në atë zonë. Gruaja fluturon në ajër bashkë me foshnjën, pas shpërthimit të rrotës.