Një nga vullkanet aktive në jug të Italisë, Etna, po nxjerr llavë dhe hi të fuqishëm.

Sipas mediave italiane, ka patur rritje të aktivitetit vullkanik ditët e fundit në vullkanin Etna, që ndodhet në ishullin e Siçilisë, me një lartësi prej rreth 3000 metrash.

Shpërthimi u vu re në kraterin e vullkanit të quajtur “Voragine”. Llava dhe hiri filluan të shpërthejnë fuqishëm nga ky krater. Kishte gjithashtu një rrjedhë llave nga krateri “Voragine” në kraterin tjetër, i quajtur ‘krateri i ri’.

Sipas vlerësimeve të Zyrës rajonale të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) në Katania, hiri i emetuar nga Etna arriti një lartësi prej afërsisht 4.5 kilometra dhe u zhvendos drejt juglindjes.

Mediat italiane raportojnë se u dyfishua numri i zjarrëfikësve në ishull.

“Pista në aeroportin e Catania është e papërdorshme për shkak të rënies së hirit vullkanik. Si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar”, tha aeroporti në një deklaratë.