Një skandal i rëndë ka përfshirë futbollin kosovar, pasi në Francë janë kryer arrestime nga policia atje si pjesë e një hetimi për manipulimin e rezultateve në Superligën e Kosovës nga persona me bazë në Francë.Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Nansi (Jirs), i cili merret më luftën ndaj krimit të organizuar, ka sinjalizuar se prej një viti ndjek futbollin kosovar dhe manipulimin e rezultateve të ndeshjeve atje, nga nëj klub në veçanti.“Shërbimi Qendror i Garave dhe Lojërave ka hetuar për gati një vit korrupsionin sportiv dhe mashtrimin e organizuar që përfshin një klub futbolli të elitës së futbollit në Kosovë”, shkruhet në komunikatën e Jirs e cila ka autorizuar policinë franceze të bëjë ndalimet e personave të përfshirë që janë me qëndrim në Francë.

Emri i klubit nuk është publikuar por analizat e koeficientëve raportohet se bëjnë të besueshme konfirmimin e manipulmit të rezultatit. Sipas “Le Figaro”, janë identifikuar anëtarë të një rrethi të gjerë familjar të ndarë mes Francës dhe Kosovës. Ata kanë organizuar manipulimin e ndeshjeve dhe kanë përfituar, sipas të njëjtave burime, mbi 360 mijë euro nga të paktën 4 takime.Policia ka ndaluar 9 persona, 4 nga të cilët janë nga mosha 24, deri në 50 vjeç dhe janë paditur për mashtrim të organizuar dhe përfshirje në organizatë kriminale.