Disa javë më parë u bë publik lajmi se tifozja seksi që spikati në ndeshjet e kombëtares, Irda Hoxha, është fejuar me futbollistin e Torinos, Afriyie Acquah.
Mirëpo komentet që vërshuan më pas në rrjete sociale ishin nga më të ndryshme, duke shkruar se Irida është fejuar me futbollistin për para dhe komente të tjera ofenduese.
Por mbrëmjen e djeshme duket se brunes i është sosur durimi dhe përmes një statusi, iu është drejtuar të gjithë atyre që e kanë komentuar negativisht.
“Pushoni, më keni lodhur”, shkruan ajo bashkangjitur postimit.





