Një tubacion nëntokësor ka shpërthyer duke shkatërruar makinat si dhe duke terrorizuar qytetarët që po kalonin në rrugë, që nuk po kuptonin asgjë se çfarë po ndodhte.

Pamjet e pabesueshme janë filmuar nga një kamera amatore dhe tregojnë shpërthimin e furishëm të ujit në një nga lagjet e qytetit, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Shumë makina dhe ndërtesa janë dëmtuar. Nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.