Linja kryesore e tubacionit në Bulqizë është dëmtuar për shkak të amortizimit dhe për pasojë ditën e sotme uji ka shpërthyer në sipërfaqe.
Siç shihet edhe nga pamjet, uji ka vërshuar në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit.
Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët.
Kujtojmë se rreth dy muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.
Një fenomen i tillë ndodhi edhe në njësinë administrative Gjoricë si pasojë e kontaminimit të ujërave të bardha me ato të zeza, ku u helmuan mbi 70 banorë.
Shpesh herë, në linjat e tubacioneve kryesore në Bulqizë ka pasur shpërthime të ujit, si pasojë e amortizimit të linjave.