Një vullkan ka shpërthyer në jug-perëndim të kryeqytetit të Islandës Reykjavik, thotë zyra meteorologjike e vendit.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se çarja e tokës ka ndodhur në një gjatësi prej 500-700 metra në Fagradalsfjall. Shpërthimi i fundit aty ka ndodhur rreth 800 vjet më parë.

Islanda ka regjistruar më shumë se 40,000 tërmete në tre javët e fundit. Në vitin 2010, shpërthimi i një vullkani tjetër, Eyjafjallajokull, çoi në ndalimin e trafikut ajror në të gjithë Evropën. 

Megjithatë, në rastin e fundit, autoritetet janë shprehur se nuk pritet që të lëshohet shumë hi vullkanit duke mos sjell pasoja për fluturimin e avionëve.