Tre pacientë humbën jetën në një zjarr në një spital në Austri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Medling, në jug të Vjenës.
“Shkaku i tragjedisë nuk ka qenë ende i mundur të sqarohet me siguri”, vuri në dukje zëdhënësja, ndërsa zjarret e këtij lloji janë jashtëzakonisht të rralla në një vend me 9 milionë banorë.
Zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 me orën lokale në një dhomë të qendrës së infermierisë dhe u përhap me shpejtësi, sipas një deklarate nga Shërbimi Shëndetësor Rajonal.
Njësia zjarrfikëse ka dërguar 33 automjete dhe rreth 170 zjarrfikës, si dhe një ekip i Kryqit të Kuq.
Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh dhe pacientët e evakuuar janë transferuar në ambientet e tjera të infermierisë.