Një shpërthim ndodhi në një avion në aeroportin Heraklion në Greqi, duke shkaktuar panik dhe shqetësim tek pasagjerët, por edhe autoritetet.

Shpërthimi, sipas creta24.gr, ka ndodhur pak para nisjes së planifikuar të avionit, i cili kishte si destinacion Anglinë.

Sipas raportimeve të para, shpërthimi është shkaktuar nga pajisje elektronike, përkatësisht  nga një cigare elektronike, e cila ndodhej në çantën e një pasagjeri të vendosur në sediljen e avionit.

Avioni, i cili mbante 236 pasagjerë, në fund nuk u nis për në destinacionin e tij.

Ashtu siç pritej, shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar trazira dhe Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.