Fushë Krujë, 3 mars 2014 – Një shpërthimi eksplozivi është regjistruar brenda komisiariatit të policisë së Fushë Krujës pak çaste më parë. Lënda plasëse është hedhur nga jashtë në oborrin e komisariatit, e për pasojë janë dëmtuar dy automjete policie.
Mësohet se dëme materiale kanë pësuar edhe disa banesa aty pranë, të cilave u janë thyer xhamat. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Ky është shpërthimi i dytë i ndodhur në këtë komisariat, pasi më datë 20 janar pati një shpërthim tjetër të ngjashëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





