Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në Mëzez të Tiranës, ku si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se burrë e grua, shtetasit L. S. dhe L. S., kanë qenë duke hapur derën e shtëpisë në momentin kur ka ndodhur shpërthimi që i la të dëmtuar të dy.

Informacioni i policisë:

Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.