Një sasi lënde plasëse e vendosur në një autobus ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit të kësaj të enjteje, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Nga hetimet e para të policisë, rezulton se autobusit tip “Setra” që iu vendos lënda plasëse, është në pronësi të shtetasit me iniciale E.R.

Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme të vogla materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.