TIRANË, 23 mars 2013 – Shpërthimi i një automjeti pasditen e sotme në kryeqytet ka shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit.  

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në afërsi të Kopshtit Zoologjik. Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se automjeti tip Benz me targa AA 303DK ka shpërthyer me fuqi të madhe, dhe për pasojë  është plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi Leonard Cezari.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa të plagosurit po i jepet ndihma e parë në spitalin ushtarak. 

Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pasi në automjet ka qenë e vendosur një sasi e konsuiderueshme eksplozivi.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve të këtij sulmi dhe motivet që i shtynë të ndërmarrin një akt të tillë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/