Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e një banese në Mamurras. Lënda plasëse ishte vendosur gjatë natës në derën e banesës, ndërkohë që nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin dhe identifikimin e autorëve.